Ditmir Bushati nuk e mbron dot kushëririn e Moisi Habilajt, largohet nga...

Ditmir Bushati nuk e mbron dot kushëririn e Moisi Habilajt, largohet nga mbledhja e Komisionit

316
0
Shares

Mbledhja e Komisionit të parlamentare të Integrimit, është pasuar me debate të ashpra midis deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.
Debatet “u ndezën” pas arrestimit në Itali të kushëririt të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Përfaqësuesi i PD, Gen Pollo ka hedhur kauza në drejtim të ministrit Ditmir Bushati pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali si kreu i një bande droge dhe që sipas opozitë ka lidhje me ish ministrin Saimir Tahiri.
Në kushtet e debatit, ministri i Jashtëm nuk ka mundur ta mbrojë dot ish-ministrin e Brendshëm dhe ka zgjedhru të brakitë mbledhjen e këtij komisioni, ku ishte thirrur të raportonte për Integrimin.

Debatet
Bushati: Ka 2 – 3 javë që nuk e përmendni fare kanabisin. Nuk e thoni dot një fjalë të mirë për policinë, madje edhe regjisorët e Hollywoodit do vinin të bënin skenar.
Pollo: Moisi Habilaj a do të ishte një protagonist i mundshëm?
Bushati – Pollos: Për ndershmërinë je më pak i përshtatshëm.
Pollo: Fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben ndershmërisë.
Bushati: Të respektojmë etikën dhe të respektojmë njëri-tjetrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY