Një person ka plagosur me thikë vëllanë e tij dhe është prangosur nga policia.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sipas Policisë, është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, Emiliano Begeja 25 vjeç, banues në Durrës.
Begeja, më datë 19. 02. 2017, është konfliktuar për motive të dobëta me vëllanë e tij, A. Begeja 22 vjeç, banues në Durrës, duke e plagosur me mjet prerës, thikë në shpatull.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e lehtë me dashje”dhe “Dhunë në familje” parashikuar në nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/