FOTO/ I kërkuari për terrorizëm në Turqi kërkon azil në Shqipëri

FOTO/ I kërkuari për terrorizëm në Turqi kërkon azil në Shqipëri

106
0
Shares
Foto, shtetasi turk Muhammet Yasir Aydogmus

Shtetasi turk, Muhammet Yasir Aydoğmuş, rezulton të ketë kërkuar azil politik në Shqipëri, ndërsa ai u lirua nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për mbajtjen në masën “arrest me burg”, për qëllim ekstradimi drejt Turqisë.
Kërkesa në fjalë është konfirmuar nëpërmjet vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, marrë më datë 13 tetor, vendim që është siguruar nga Anadolu Agency (AA).
“Më dt. 13. 10. 2017 i arrestuari Muhammet Yasir Aydogmus rezulton të ketë paraqitur Kërkesë për azil politik në Republikën e Shqipërisë dhe mbrojtje nga shteti shqiptar pranë D.V.K.M, Durrës, (Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durrës), kërkesë e cila është protokolluar me Nr.03/436 pranë këtij institucioni. Në kërkesën e tij për azil politik dhe mbrojtje nga shteti shqiptar shtetasi Muhammet Yasir Aydogmus ka parashtruar se këtë kërkesë ai e ka paraqitur verbalisht që në momentin e parë kur është ndaluar, por nuk ka dijeni pse nga autoritetet nuk është proceduar me shqyrtimin e kësaj kërkese, arsye për të cilën është detyruar ta paraqesë sërish me shkrim kërkesën për azil”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Durrësit.
Në vendim theksohet më tej se “Muhammet Yasir Aydogmus nuk ka asnjë rrezik apo mundësi largimi nga territori i Republikës së Shqipërisë. Ai nuk disponon asnjë dokumentacion me të cilin të mund të kalojë kufirin në kushtet kur pasaporta me të cilën tentoi të kalonte kufirin e dyshuar si e falsifikuar është sekuestruar për llogari të procedimit penal ndaj tij po ashtu është sekuestruar edhe çdo dokumentacion tjetër i disponuar nga ai në momentin e arrestimit të tij. Sipas ligjit liria e tij është e kufizuar dhe ai nuk mund të largohet nga territori i RSH (Republikës së Shqipërisë) të paktën deri në përfundim të procedurës për shqyrtimin e kërkesës së tij për azil nga autoriteti përkatës, madje gjatë kësaj periudhe duhet të qëndrojë brenda një territori e vendi të caktuar sipas ligjit për azilin”.
Kujtojmë se Policia e Durrësit ndaloi më 8 tetor (data sipas policisë), shtetasin në fjalë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, në tentativë për të kaluar kufirin me pasaportë të falsifikuar. Personi në fjalë rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili kërkohet nga autoritetet turke për “lidhje me organizatë terroriste”. Ndërkohë sipas vendimit të gjykatës, ai “ka pranuar faktin se ka falsifikuar të 4 pasaportat për të gjithë anëtarët e familjes së tij”.
Ndaj të arrestuarit fillimisht Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi më 11 tetor masën e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore” për veprat penale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Por pas këtij vendimi, ishte policia e cila përsëri arreston shtetasin në fjalë kësaj radhe për shkak se ai rezultonte i shpallur në kërkim dhe i kërkuar nga autoritetet turke për “lidhje me organizatë terroriste”. Drejtoria e Policisë së Durrësit konfirmoi zyrtarisht se bënë arrestimin i përkohshëm i tij, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.
“Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë u evidentua se shtetasi turk Muhammet Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste (lidhje me organizatë terroriste) dhe kërkohej nga Turqia. Muhammet Aydogmus u arrestua dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta, të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara”, konfirmoi zyrtarisht Policia e Durrësit.
Fillimisht Drejtoria e Policisë së Shqipërisë për AA konfirmoi se bashkëshortja e shtetasit turk bashkë me fëmijët u dërguan në Qendra Kombëtare Pritëse për të Huajt në Babrru të Tiranës, dhe ku duhej të qëndronin aty deri në përfundim të procedurave ndaj saj.
Ndërsa më 13 tetor Gjykata e Durrësit vendos ai do të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë, duke vendosur “rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për caktimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ ndaj shtetasit turk Muhammet Yasir Aydogmus për qëllim ekstradimi.”
Në lidhje me vendimet e gjykatës, ka reaguar edhe Ambasada e Turqisë në Tiranë, duke theksuar se “vendimi për lirimin e tij është një shembull i keq për luftën kundër terrorizmit.”
Personi në fjalë supozohet të jetë nga një ekip “trollësh” në internet i cili ka siguruar informata për “Fuat Avni” të organizatës terroriste FETO në Twitter, që vitin e kaluar ishte zbuluar nga Kryeprokuroria Publike e Stambollit. Anadolu Agency (AA)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY