Saimir Tahiri kërkon drejtësi për Habilajn por harron deklaratën e tij 2...

Saimir Tahiri kërkon drejtësi për Habilajn por harron deklaratën e tij 2 vite më parë

610
0
Shares
Foto, Sokol Bode (ne rreth majtas) - Moisi Habilaj (ne rreth ne mes)

Ish ministri i Brendshëm , Saimir Tahiri ka reaguar sot fill pas lajmit se një kushëri i tij u arrestua sot në Itali me akuzën e trafikimit të drogës.

“Lulezim Basha e jo vetem, paska perseritur akuzat ndaj meje. Nuk me kane bere pershtypje atehere, nuk me bejne as sot.

Nuk pastrohesh dot Lulezim sado te te rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri me sot, per te sherbyer si kujtesa me e fresket e drejtesise qe nuk kemi e qe nuk u be dot kurre.

Sa per keta qe i quan kusherinjte e mi, DREJTESI DERI NE FUND E DENIM MAKSIMAL.

Per kedo, pa dallim e pa perjashtim”, ka deklaruar Tahiri.

Por ndërsa sot thotë se kërkon drejtësi dhe dënim për kushërinjtë e tij me të cilët këmbeu makinën, dy vite më parë deklaronte tjetër gjë.

Më 24 shtator të 2015-ës, në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel, Tahiri tha se Habilajt nuk kishin asnjë precedent penal.

“Unë do të ndihesha i goditur moralisht nëse personat në fjalë rezultojnë se ata janë trafikantë, unë do i kërkoj falje publikut, i kam shitur makinën disa trafikantëve. Do i thoja publikut kam gabuar se i kam shitur makinën disa trafikantëve”, deklaroi Tahiri gjatë atij emisioni.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY