Vrasja e dyfishtë në Lushnje, merren në mbrojtje familjarët e personave të...

Vrasja e dyfishtë në Lushnje, merren në mbrojtje familjarët e personave të përfshirë në konflikt

149
0
Shares

Policia merr në mbrojtje familjet e përfshira në konfliktin në Lushnje ku mbetën të vdekur dy persona.
Në mbrojtje policore janë marrë familjet e viktimave si dhe familjet e dyshuara si të përfshira në konflikt.
Ndërkaq policia vijon kërkimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim në atentatin në Lushnje.
Pasditen e 11 tetorit, dy të rinj humbën jetën në një atentat në Lushnje, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe dy të tjerë u plagosën.
Policia në Lushnje ka shtuar prezencën dhe kontrollet për të kapur dy të akuzuarit për atentatin, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.
Identifikimi i dy të dyshuarve Laert Haxhiu e Orges Bilbili, të shpallur tashmë në kërkim, është bërë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit” pasditen e të mërkurës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY