Një aksident ku është përfshirë një automjet i policisë sapo është regjistruar në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:42 pranë sheshit “Pranvera” në afërsi të kryqëzimit të lokaleve të zona e Lulishtes.
Një automjet i patrullës me targa MB 288 AA është përplasur me një automjet luksoz tip “Benz” me targa AA 353 NH.
Sipas të dhënave të para, mësohet se nga përplasja është lënduar lehtë një polic, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale te të dy mjetet.
Aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë zonë, ndërkohë që forcat e policisë po punojnë për lirimin e trafikut.
Do të jenë ekspertët ata që do të përcaktojnë shkaktarin e këtij aksidenti, por ndërkohë siç shihet edhe nga fotoja, automjeti i uniformave blu ka qenë në parakalim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/