VIDEO/ Durim Keçi mund të mos ekstradohet në Itali

VIDEO/ Durim Keçi mund të mos ekstradohet në Itali

329
0
Shares

Durim Keçi, i forti i Shijakut i arrestuar nga Policia shqiptare dhe i vënë në qendër të sulmeve politike në vend ditët e fundit për lidhjet e tij me mazhorancën, rrezikon të mos ekstradohet në Itali.
Avokati i Keçit, Ilia Ilia, ka deklaruar se në dosjen e klientit të tij mungon garancia nga Italia, garancia se ai do të rigjykohet nga e para. Italia duhet të japë garanci për këtë.
Edhe në seancën e fundit ku u dha masa e sigurisë, Ilia tha se pas operacionit të Policisë italiane të quajtur “Kanun” në zonën e Bergamos në Itali, ku brenda një nate u arrestuan 135 banorë të Shijakut, u montua një gjyq manipulator dhe diskriminues ndaj shqiptarëve aso kohe. Ata u arrestuan brenda një nate si përfaqësues të një bande kriminale, pas denoncimit të dy vajzave nga Katundi i ri, të Suzana Vuthit dhe Ermira Kadiut. 5 prej anëtarëve të Kanunit u gjykuan në Shqipëri, njëri mori pafajësinë ndërsa të tjerët morën dënime shumë të lehta midis tyre, Arjan Kapo që mori pafajësinë, Arben Plaku, Rudin Calliku, etj..
Avokati hodhi akuza të rënda në drejtim të sistemit gjyqësor italian, që sipas tij ka diskrimnuar shqiptarët me vendimet e dhëna. Një prej tyre është edhe klienti i tij. Dëshmia e dy vajzave u manipulua nga drejtësia italiane. Ato u përdorën dhe gjyqi ndaj 135 shijakasve dhe atyre nga Katër Rrugët u bë në mënyrë për të diskriminuar shqiptarët.
Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës, Itali me Vendimin Nr. SIEP 294/2013 dt. 21. 02. 2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale “Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”, “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY