Elbasan, aksidenti me pasojë vdekje, arrestohet shoferi që e shkaktoi

Elbasan, aksidenti me pasojë vdekje, arrestohet shoferi që e shkaktoi

56
0
Shares

Policia e Elbasanit ka arrestuar shoferin e një Fordi që shkaktoi aksidentin fatal në aksin rrugor Cërrik – Gostimë ku humbi jetën një vajzë 19-vjeçare dhe u plagosën 2 të tjerë. I arrestuari quhet Naim Halili, 58 vjeç, banues në Cërrik.
Sipas Policisë, arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip Ford veturë me targa AA 123 BE, në aksin rrugor Cërrik – Gostimë, në fshatin Shtërmen është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me targa AA 015 MR drejtuar nga shtetasi S. H., 24 vjeç banues në fshatin Thanë.
Si pasojë, u aksidentuan dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët: A. H., 52 vjeç  dhe L. H., 62 vjeç të dy  banues në Cërrik. Të katërt shtetasit ndodhen  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja K. H., 20 vjeçe gjeti vdekjen
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY