EMRA & VIDEO/ Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare, prangosen 7 persona, trafikuan 3.5...

EMRA & VIDEO/ Itali, shkatërrohet banda italo-shqiptare, prangosen 7 persona, trafikuan 3.5 ton drogë

292
0
Shares
Te arrestuarit ne Itali

Karabinierët e Katanias në Itali kanë shkatërruar një bandë italo-shqiptare me 11 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge e armësh.
Organizata në vitet fundit kishte mundur të transportonte në Itali nga bregu shqiptar rreth 3.5 ton marijuanë, që është sekuestruar në disa raste gjatë dërgesave.
Në veçanti, organizata kriminale, e cila dispononte armë e municione të tipit Kallashnikov, kishte fituar kontrollin mbi importin nga Shqipëria të sasive të mëdha të marijuanës, të cilat përdoreshin më pas për të furnizuar sheshet e Katanias në provincat e Raguzës dhe Sirakuzës, duke arritur një qarkullim që kapte vlerën e 20 milionë eurove.
Operacioni u zhvillua pas përgjimeve të shumta telefonike. Përgjatë hetimit, janë konfiskuar sasi të ndryshme droge, me arrestimin e 20 korrierëve.
Pjesë e hetimit ishte dhe ndalimi e sekuestrimi i një peshkarexhe dy vite më parë që vinte nga bregdeti shqiptar me 900 kg marijuanë si dhe qindra municione. Si përfundim janë arrestuar 7 persona, 4 italianë dhe 3 shqiptarë. Në pranga kanë përfunduar: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe shqiptarët Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY