LISTA & KRITERET/ Shëndetësia shpall 24 vende të reja pune për drejtorë...

LISTA & KRITERET/ Shëndetësia shpall 24 vende të reja pune për drejtorë spitalesh

237
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hap konkursin publik për drejtorët e spitaleve Bashkiake në të gjithë vendin. Kjo ministri fton të interesuarit të aplikojnë sipas procedurës së sqaruar në njoftimin publik të shpallur në faqe.
Janë 24 vende për pozicionin e drejtorit të spitaleve bashkiake në; Malësi e Madhe, Mallakastër, Pukë, Kurbin, Mirditë, Krujë, Kavajë, Has, Tropojë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë, Pogradec, Devoll, Librazhd, Lushnje, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Sarandë, Delvinë, Peqin, Mal dhe Bulqizë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Në mbështetje të nenit 102, pika 4 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07. 03. 2003, “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose të Ministrit, VKM nr. 508, datë 13. 09. 2017, ”Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, Urdhrit nr. 412, datë 12. 10. 2017 “Për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtuesve të spitaleve Bashkiake”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpall konkursin e hapur për pozicionin “Drejtor” të spitaleve.

Dokumentacioni për aplikim dhe Rregullorja

Shpallje – Spitalet Bashkiake

Rregullore – Spitalet Bashkiake

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY