Pogradec, minorenia u përdhunua nga fqinji, flet nëna: Mos i qoftë koka!...

Pogradec, minorenia u përdhunua nga fqinji, flet nëna: Mos i qoftë koka! Fëmijën do ja çoj gruas së tij

171
0
Shares

Pesha e hallit që ka rënë mbi familjen e 15-vjeçares së përdhunuar nga fqinji, marrëdhënie nga e cila mbeti me barrë dhe tashmë është në pritje të një djali është shumë e rëndë. Nëna e XH. B., vetëm qan dhe vazhdimisht përsërit fjalët ‘ku të mbytem’ apo ‘më mirë të kisha vrarë veten’. Ajo thotë se vajza nuk i kishte treguar prindërve për shkak të frikës se mos e rrihnin.
Nëna e të miturës tregon se pas arrestimit familjarët e fqinjit që akuzojnë për përdhunim i kanë kërkuar të tërheqin denoncimin, pasi sipas tyre, 55-vjeçari është i pafajshëm. Ajo kërkon drejtësi, ndërsa thotë se pasi të lindë vajza fëmijën do ia çojë gruas së fqinjit ta mbajë.

Si e morët vesh për ngjarjen e rëndë?
E rëndë është. Ajo s’më tregoi fare. I thosha o cucë a ke gjë, më thoshte ‘nuk kam gjë, nuk kam gjë’. Vajti tek doktori në fshat, e vizitoi dhe i tha ti e ke barkun e madh. Erdhi policia dje, më mori, vajtëm aty në fshat, tregoi vajza. Tha ‘mua më kapi, më zuri gojën e më shtriu’. Ajo tha unë do ta denoncoj, ta fus në burg.

Ju e njihnit?
E njohim, ja ku është qelbaniku, atje matanë. Mos i qoftë koka…

Keni pasur muhabet apo hyrje-dalje në shtëpi?
Po ja kur bëmë dasmën, atëherë ishte. Erdhi ai për dasmën dhe nuk ka ardhur më.
Erdhën e shoqja dhe e bija dhe motrat dhe na thoshin ‘shkoni ma lironi’. Unë desha t’ia heq fëmijën, por doktorët thanë jo, shikoni fëmijën lëviz në bark. Nuk i thosha dot as burrit, se e godiste gocën, e vriste. Ishim në polici, e tha ai jam dakord ‘unë e kam kapur gocën’. E ëma vinte thoshte të ma lironi çunin, hë ça të bëj unë, ku të shkojmë. Ku të mbytem (qan).

Kërkoni drejtësi?
Drejtësi dua, të rrijë aty të kalbet. Çunin le ta bëjë e do ja çoj tek shtëpia. Ta rrisë e shoqja. Cucën nuk e vras. Nuk e kam lopë e ta hedh në përrua. Ku të vete unë, ku të mbytem. Plakën e kam një dorë, 4 fëmijët, ku të mbytem. Më mirë të vrisja veten.
Kjo ka ndodhur në muajin mars, pse e denoncuat tani?
Nuk e dija. Sot e morëm vesh. Pardje e kishte vizituar doktoresha. Mua s’më tha çupa se kishte frikë se e rrihnim.

Ju nuk e dallonit vajzën?
Jo, mendoja se ishte shëndoshur.

 

Babai

Çfarë kërkoni?
Më shkatërroi jetën, shtëpinë. Më shkatërroi vëllezërit e motrat. Sa të jetë gjallë ai të mos dalë para meje. BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY