Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ÇMIMET E SHPORTËS/ Shqiptarë blejnë bukën dhe qumështin më të shtrenjtë në rajon

16/10/2017
ÇMIMET E SHPORTËS/ Shqiptarë blejnë bukën dhe qumështin më të shtrenjtë në rajon

Glass of milk and sliced bread isolated on white background

Share on FacebookShare on Whatsapp

Shpenzimet për ushqime zënë peshën më të madhe në buxhetin e familjeve. Ushqime bazë të shportës, si qumësht, buka, vezët, djathi, orizi apo dhe perimet përbëjnë marrin një pjesë të të ardhurave të familjeve.
Duke krahasuar të dhënat për rajonit, të cilat janë të mbledhura nga portali Numbeo që ka një databazë të kostove të jetesës, çmimet e pasurive të paluajtshme, përkujdesin shëndetësor, ndotjen, trafikun dhe cilësinë e jetës për të gjitha shtetet në botë, shikojmë Shqipëria ka çmimet më të larta për produktin e bukës dhe të qumështit.

Buka
500 gramë bukë e bardhë kushton në Shqipëri 0.54 cent, referuar të dhënave të Numbeo.com. Ndërsa në Prishtinë, të njëjtën masë buke mund ta blesh për vetëm 0.29 cent. (shiko tabelën më të dhëna)
Në Beograd, 500 gramë bukë e bardhë kushton 0.4 cent.

Qumështi
Produkti tjetër më i shtrenjtë është qumështi. Për një litër qumësht shqiptarët paguajnë mesatarisht 0.92 cent, më shtrenjtë se i gjithë rajoni. Të njëjtën sasi, shqiptarët e Kosovës e blejnë në Prishtinë mbi 10 lekë më lirë. Sarajeva është kryeqyteti ballkanik me çmimin më të lirë të qumështit, ku një litër blihet për 0.69 cent.
Produktet bazë në përgjithësi prodhohen nga industria vendase dhe duke qenë se një pjesë e mirë e industrisë vendase nuk është konkurruese dhe operon me kosto të larta, çmimet për disa produkte janë më të shtrenjta se rajoni.

Veza dhe djathi
Për sa i përket vezëve, një duzinë me vezë, që është dhe standardi i paketimit kushton në Shqipëri mesatarisht 1.11 euro. Çmimin më të shtrenjtë të vezëve e ka Sarajeva, ku një pako standarde kushton 1.36 euro. Edhe djathi kushton më shtrenjtë në Sarajevë, ku një kilogram bën 5.77 euro.
Më lirë djathi kushton në Prishtinë, ku një kilogram është 3.58 euro.

 

Shqipëria, shteti që shpenzon më shumë për bukë dhe drithëra në Europë

Sipas tabelave të publikuara më herët nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) ishin 4.9%, më të lartat në Europë.
Shteti i dytë pas nesh është Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së si shpenzime për bukë dhe drithëra, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.3% dhe Maqedonia me 2.9%. Listën e vijon sërish një vend i Ballkanit Perëndimor, Serbia, me 2.7% (të dhënat për Kosovën mungojnë). Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Europian, shpenzon 2.7% të GDP-së për bukë dhe drithëra.
Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3.3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.1% e 28 vendeve të Bashkimit Europian.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se jo vetëm shqiptarët shpenzojnë më shumë për të siguruar këtë nevojë bazë jetike, por kjo përqindje është më e lartë se 10 vjet më parë. Në 2007-n, viti më i hershëm kur i raporton të dhënat INSTAT, kjo përqindje ishte 4.4, ndërsa në 2016-n u shënua niveli maksimal prej 4.9% e PBB-së (të dhënat e Eurostat janë përditësuar në qershor 2017).
Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 183 euro në vit, më të lartat në rajon. Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre. Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Censura e këtij regjimi është më e keqe se ajo e viteve të diktaturës

Berisha: Censura e këtij regjimi është më e keqe se ajo e viteve të diktaturës

04/02/2026
Rama shpeshton vizitat në vendet e shenjta, pas Jeruzalemit shkon në Vatikan

Rama shpeshton vizitat në vendet e shenjta, pas Jeruzalemit shkon në Vatikan

04/02/2026
EMËRIME/ Silda Çepe në krye të IdentiTek, Florenc Spaho drejton Illyrian Guard

EMËRIME/ Silda Çepe në krye të IdentiTek, Florenc Spaho drejton Illyrian Guard

04/02/2026
GJKKO çon në shtëpi Xhelal Rrajën, vëllain e  ish deputetit të PS

GJKKO çon në shtëpi Xhelal Rrajën, vëllain e ish deputetit të PS

04/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Censura e këtij regjimi është më e keqe se ajo e viteve të diktaturës

Berisha: Censura e këtij regjimi është më e keqe se ajo e viteve të diktaturës

04/02/2026
Rama shpeshton vizitat në vendet e shenjta, pas Jeruzalemit shkon në Vatikan

Rama shpeshton vizitat në vendet e shenjta, pas Jeruzalemit shkon në Vatikan

04/02/2026
EMËRIME/ Silda Çepe në krye të IdentiTek, Florenc Spaho drejton Illyrian Guard

EMËRIME/ Silda Çepe në krye të IdentiTek, Florenc Spaho drejton Illyrian Guard

04/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.