Edi Rama, Kalorës i Kishës greke, por e mban të fshehtë

Edi Rama, Kalorës i Kishës greke, por e mban të fshehtë

512
0
Shares

Nga Arben Llalla

Gjatë vizitës në Tiranë Papa tha se besimet fetare në në Shqipëri janë në vëllazëri. Edi Rama tradicionalisht i përket besimit ortodoks, por ai vetë është deklaruar se është katolik, por kjo nuk e pengon kryetarin e tepsisë të pranojë Urdhërin e Kalorësve Ortodoksë Grekë te Varri i Shenjtë në Jeruzalem. Të pranosh urdhërin për mbrojtje të ortodoksisë greke (jo të Bizantit), është e rrezikshme kur dihet që Greqia mban ende gjallë Ligjin e mirënjohur të Luftës me Shqipërinë, mban të konservuar pronat e shqiptarëve, ka kryer gjenocid mbi minoritetin shqiptar në Çamëri, nxit organizatat terroriste dhe ekstremiste për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

 

Pra, në 12 Dhjetor 2015, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra të besueshëm që i fyen ditë e natë, që nuk bëjnë zë bëri një vizitë në Jeruzalem dhe gjatë kësaj vizitë ata u ndalën në Patriarkanën e Kishës Ortodokse Greke. Kryeministri Rama u betua si Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhërit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë. Ky titull u jepet personaliteteve të Greqisë, pra me kombësi greke të besimit ortodoks, në raste të veçanta u jepet edhe personaliteteve me kombësi jo greke që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ortodoksinë greke.

Çertifika e Urdhërit të Kishës Greke marrë nga Edi Rama

 

Në fjalime jemi mësuar që Ramën ta dëgjojmë tek i kapardiset Greqisë, por dhënia e këtij Urdhëri e vë atë në rresht në veprimtarinë politike dhe shoqërore, i cili i ka të thella rrënjët e “dashurisë” me fqinjët, përderisa vite më parë është financuar nga Fondacioni i Greqisë të Sokratis Kokkalis.

Kryqi i Urdhërit të Kalorësve të Kishës Greke

Marrja e këtij Urdhëri të Ortodoksisë Greke në atë kohë nuk iu bë me dije publikut të gjerë, por u mbajt i fshehtë. Akush nuk e shpjegon përse gjithë kjo fshehtësi nga Edi Rama?

Medaljen dhe vlerësimin që ia varën në qafë Edi Ramës, e kanë marrë dhe politikanë të tjerë të lartë si kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, ish-kryeministri Jorgo Papandreu, ish-kryeministri Andonis Samaras, kryetari i Republikës së Qipros, Nikos Anastasiadhis, kryetari i Republikës së Ukrainës Petro Poroshenko, kryeministri i Rusisë Dimitri Medvedev, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë Dhimitri Drucas, ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias, ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, kryetari i “Demokracisë së Re”, Qiriakos Micotaqis, Dora Micotaqis-Bakojani, e e kështu me radhë. Siç dhe shihet këta që kanë marë titullin në fjalë janë politikanë ortodoks, punëtor të dalluar të nacionalizmit grek apo sllav. Po ky i yni çfarë lidhje ka, aq më shumë që na është vetëdeklaruar katolik pa shkelur një herë të vetme në kishë.

Urdhëri i lartë i jepet vetëm personaliteteve ortodokse që kanë kontribuar për Kishën Greke. Tani mbetet për t’u zbuluar kontributi i vyer që ka dhënë Edi Rama për Kishën e Greqisë që të meritonte medaljen.27.al

Jorgos Papandreu duke marrë Urdhërin e Kalorësve të Kishës Greke

Alexis Tsipras duke marrë Urdhërin e Kalorësve të Kishës Greke

Dimitri Medvedev duke marrë Urdhërin e Kalorësve të Kishës Greke

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY