DËSHMIA/ Familja Cali fundos deputetin: Armand Prenga na kërcënoi e qëlloi me...

DËSHMIA/ Familja Cali fundos deputetin: Armand Prenga na kërcënoi e qëlloi me pistoletë

248
0
Shares

Ka përfunduar në gjykatë sot dëshmia e pjesëtarëve të fisit Cali, të cilët u kërcënuan e qëlluan me armë nga deputetit Armand Prenga.
“Do të vras, do të zhduk”.
Ky është kërcënimi verbal nga deputeti Armando Prenga përpara se konflikti të rëndohej në një përplasje të armatosur për lagunën e Patokut.
Dëshmitari Julian Cali pohoi se menjëherë pasi ishte kërcënuar nga deputeti Prenga vjeshtën e 2015 ka njoftuar me telefon të atin Gjok Calin.
“U nisa i shqetësuar për tek im bir”, shtoi Gjok Cali “dhe u shkëmbeva në rrugë me deputetin. Ai më qëlloi fillimisht me armë nga distanca , më pas u afrua dhe më goditi  në kokë me qytën e pistoletës”, tha dëshmitari.
Gjok Cali, me dëshminë e tij, ka fundosu deputetin socialist.
“I qëndroj akuzës për deputetin Prenga. Ai na kërcënoi me arme dhe më qëlloi me qytën e pistoletës në kokë”, ka deklaruar Gjok Cali.
Të njëjtën skenë konfirmoi edhe dëshmitari i tretë i familjes së dëmtuar,  Dorian Cali, i cili së bashku me dy të tjerët bënin pjesë tek dëshmitarët kycc të akuzës ndaj deputetit. 
Armand Prenga nuk ishte i pranishëm në seance.
Avokati i tij Baftjar Rusi, pretendoi se Prenga ka qëlluar në ajër për vetëmbrojtje.
Armando Prenga përfundoi në Gjykatën e Lartë si i pandehur për tre vepra penale pas konflikteve për motive pronësie me Calët për lagunën e Patokut, e cila aso kohë ishte nën proces gjyqësor.
armando prenga duke ecuar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY