VIDEO/ Policia superaksion në Tiranë, 1500 gjoba dhe arrestime të shoferëve të...

VIDEO/ Policia superaksion në Tiranë, 1500 gjoba dhe arrestime të shoferëve të dehur

148
0
Shares

Mbrëmjen e kaluar Policia e Tiranës ka nisur një superaksion ku ka ndaluar automjete, ka vendosur gjoba dhe ka arrestuar 10 shoferë në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën, për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues automjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, atyre pa leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, pa kaska mbrojtëse, të shpejtësisë tej normave të lejura, shkeljet e semaforit, etj.

Njëkohësisht Policia Rrugore e mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponajt, në bashkëpunim me  Policinë Bashkiake Tiranë, morën një sërë masash për sigurinë dhe mbarëvajtien e Maratonës së Tiranës, ku morën pjesë rreth 2500 shtetas nga vende të ndryshme të botës.

Për garantimin e sigurisë  dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti masiv, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u angazhuan rreth 300 punonjës Policie.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, gjatë fundjavës, në zbatim të planit të masave nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues automjetesh, kryesisht në orët e vona të natës për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, për mosrregullimin e shpejtësisë veçanërisht në zonat e banuara, në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve apo që bëjnë gara në shpejtësi duke u bërë rrezik serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Janë arrestuar 10 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Po gjatë fundjavës, në territorin e qarkut Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur gjithsej 1556 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, nga këto:

131 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit

93 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse

189 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

52 masa për shpejtësi tej normave të lejuara

104 masa për parakalim të gabuar

11 masa për shkelje të semaforit

10 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat:

52 për shpejtësi tej normave të lejuara

10 për pije alkoolike

16 për shkelje të tjera.

Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe të ndërgjegjësimit të këmbësorëve për të respektuar edhe ata rregullat e qarkullimit rrugor në ditët në vijim, në kuadër edhe të masave për rritjen e sigurisë rrugore për nxënësit e shkollave, do të ndërmarrë në bashkëpunim me shkollat një fushatë sensibilizuese për këtë qëllim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY