Vdiq në aksident me motorr, Barbana Dini i dedikon fjalë zemre Ergit...

Vdiq në aksident me motorr, Barbana Dini i dedikon fjalë zemre Ergit në ditën e lindjes së tij

331
0
Shares

Ergi Dini këngëtari nga Shkodra, nëse do të ishte gjallë do të mbushte 23 vjeç. Por fatkeqësisht gati një vit më parë, pak ditë pasi kishte festuar 22-vjetorin e lindjes, këngëtari me origjinë nga Shkodra, Ergi Dini humbi jetën në një aksident me motor, teksa udhëtonte me mikun e tij, Klajdi Halili. Sot, në ditën e tij të lindjes, e motra këngëtare, Barbana Dini përmes fjalëve të ndjera e kujton të vëllanë. Mbi varrin e tij ajo ka çuar një shportë me lule, ndërsa dhimbja duket se ka mbetur e njejtë edhe një vit më pas.

 

“Vëlla, fjalë që nuk do ta them më kurrë por që do ta kem përjetësisht të gdhendur në zemër! Ky ishte urimi që të bëra si sot, një vit më parë, në ditën tënde të lindjes! Sot do të mbushje 23 vjec…ti nuk e ke idenë sesa pa kuptim është kjo jetë pa ty ERGI!”, shkruan Barbana Dini në postimin e saj.

Untitled

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY