EMRI/ Arrestohet personi që dogji tokat me ullinj në Zvërnec

EMRI/ Arrestohet personi që dogji tokat me ullinj në Zvërnec

214
0
Shares

Një 58 vjeçar ka rënë në pranga. Ai akuzohet për vënien e disa zjarreve në prona të ndryshme me ullinj në Zvërnec. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës thanë se kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e një personi i cili rezulton autor i zjarreve në fshatin Zvërnec. Në pranga është vënë Panajot Rina, 58 vjeç, banues në fshatin Zvërnec, Vlorë. Nga hetimet e kryera prej oficerët e Komisariatit të Vlorës rezulton se dje në disa prona me ullinj të disa banorëve të fshatit Zvërnec kanë rënë disa vatra zjarri prej të cilave janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga të dhënat hetimore ka rezultuar se autor i zjarrvënieve është Panajot Rina. Pas arrestimit dosja e tij është dërguar në prokurori për akuzën e “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY