INTERVISTA/ Rrëfehet shkrimtarja shqiptare: Pse gratë duhen rrahur ndonjëherë?!

INTERVISTA/ Rrëfehet shkrimtarja shqiptare: Pse gratë duhen rrahur ndonjëherë?!

378
0
Shares

Në morinë e artikujve të pafundmë në median online nuk mund t’ju kenë shpëtuar artikuj si: “Gratë duhen rrahur ndonjëherë” apo “Një burrë i mirë mban edhe gruan edhe dashnoren”. Fjala është për shkrimtaren Gerina Mullaj, e cila me gjuhën e saj të shkruarit ngacmon jo pak mendjet e lexuesve. Herë me ironi të mprehtë e herë duke “thumbuar” në pikat e dobëta të realitetit, Gerina Mullaj di shumë mirë të godasë në temat që rrallë preken në shoqërinë tonë. Në një intervistë, Gerina rrëfen hapur qëllimin e shkrimeve të saj goditëse, përjetimin e saj mbi komentet negative e deri të dhunshme, e mbi të gjitha na zgjidh dilemën se:”Mes gruas dhe dashnore, kush është ajo vetë?!”

Shkrimet tuaja kanë bërë bujë në mediat online, por sigurisht që kanë shkaktuar edhe reagime të forta. Nuk ju shqetësojnë komentet negative?

E vetmja gjë më e keqe sesa të të përgojojnë, është të mos të përgojojnë, ka thënë Oscar Wilde. Edhe unë besoj se nëse ka një arsye kur duhet të shqetësohem vërtetë, është kur mungojnë komentet negative.

Nëse ato janë të padrejta atëherë duhet të shqetësohen komentuesit që nuk munden apo nuk duan të kuptojnë.

Kjo është një dukuri masive ku shumë kërkojnë të bëhen pjesë e një artikulli duke e lexuar me sy mbyllur ose me mendje të mbyllur, ose më keq akoma nuk e lexojnë fare duke u mjaftuar me titullin.

Ka një paradoks: u hodhën shumë në mbrojtjen e kauzës kundër dhunës, ndërkaq, përmes komenteve ato uruan të dhunohesha. Ky është problemi i tyre e megjithëkëtë i respektoj problemet e të tjerëve.”

Në shkrimet e fundit vihet re një tendecë për të prekur pikat me delikate të femrës në shoqëri dhe herë herë duket sikur keni një inat të fshehur me gratë. Sa e vërtetë është kjo?

Eshtë e vërtetë, ndjej irritim kur shoh sesi femra ngutet të jetë mashkull në karrierën për karrige, duke harruar që vlera e saj më e madhe është tek ndjeshmëria e cila bie ndesh me ambicien. Mund të gjejnë forma të tjera për të shprehur vlerat.

Për shembull, Grida Duma më pëlqen më shumë si pedagoge sesa si politikane. Aspirojnë të jenë si burrat kur vetë natyra i ka projektuar për të qënë më lart. Ambicia për pushtet është dobësi, nuk i shkon gruas.”

Shkrimi juaj më i komentuar në Albeu.com, është “Një burrë i vërtetë mban mirë gruan dhe dashnoren”. Si një femër, ju sa do e pranonit realisht një realitet të tillë?

Në këtë “trini të shëmtuar” do doja të mos isha as gruaja, as dashnorja, do doja të isha burri për të kuptuar se si ndjehet dikush në një vorbull të panatyrshme që krijon vetë.

Ky shkrim është ndërtuar në kontekstin e kundërt të titullit, dhe godet njëfarësoj tradhëtinë përmes ironisë.”

Një qëndrim i fundit i juaji ku thoni se “ndonjëherë gratë duhen rrahur” ka shkaktuar mjaft diskutime në rrjetet sociale, çfarë keni dashur të thoni në të vërtetë më këtë shkrim?

Kam dashur të them, duhen rrahur se janë më të zgjuara, më intuitive, më të ndjeshme, më të djallëzuara, më të forta. Shpeshherë vlerat, shoqëria na ka mësuar t’i shtypim, na mësohet në heshtje: nëse diçka është më e mirë, shtype.

Sigurisht, nëse jeta është ironike s’ka përse të mos më lejohet edhe mua të jem pak e tillë.Prandaj burrat duhet t’i rrahin, dhe duke bërë këtë burrat tregojnë që ndjehen inferiorë.

Vetëm inferiorët shkelmojnë gjenë që i ben ata të ndjehen të tillë. Sa më shumë që burri ngre dorën aq më shumë ngre vlerën e femrës, aq më shumë ul autoritetin, dhe aq më shumë ndëshkon veten e tij.”

Pas shkrimit të fundit, një aktiviste e quajtur Brigela reagoi ashpër ndaj shkrimeve tuaj duke ju sugjeruar “të tërhollni petë e të mos flisni për femrat”. Cili është komenti juaj për këtë?

Nuk i kam lexuar komentet e kësaj gruas ngaqë nuk dua të besoj se ka gra të cilat të sulmojnë kur i mbron , dhe as nuk dua të pendohem që i kam ngritur në piedestal te shkrimi im i fundit.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY