VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas...

VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

697
0
Shares

Aktori i njohir i cili mori famë në skenën e “Portokallisë”, është larguar pas 10 vjetësh.  Së bashku me partnerin Bes Kallaku, dyshja janë tashmë bashkëprezantues te “Kënga Magjike”. Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, me Eni Shehun, Isali rrëfeu çfarë ndikoi në këto zhvillime.

“Nuk kam gjetur në skenë një partner, por skena më ka sjellë një vëlla”,- tha aktori i humorit për kolegun Kallaku.

“Ftesa për të qenë pjesë e “Këngës Magjike” erdhi nga Ardit Gjebrea në dasmën e Bes Kallakut. Ai kishte menduar për bashkëprezantim. Nuk i thashë direkt po, por u mendova një javë”,- tha Isai.

Ndërkohë lidhur me largimin nga “Portokalli”, aktori tha se nuk është penduar aspak.

“Nuk jam penduar aspak dhe do ta bëja 50 herë në këtë moment. Unë ika i pari nga spektakli, më pas Besi dhe ka njëfarë ndikimi nga unë. Edhe para një viti jam matur për t’u larguar, por qëndrova. Nuk do të kthehesha për asnjë lloj oferte në atë spektakël, nuk më intereson për stadin se ku dua të shkoj. Kam patur një moment të sikletshëm në skenë me Erand Soilin që nuk u transmetua kurrë pasi tha një superfjalë banale në skenë padashje. Në Klan nuk na është propozuar emision me humor, por Klani është zhvilluar aq shumë sa ka vend akoma”,- shtoi aktori. Erion Isai rrëfeu po ashtu se sa para hodhi në dasmën e shumëpërfolur të kolegut Bes Kallaku

“ Në dasmën e Besit kam hedhur 200 euro”, tha Isai.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY