Alergjitë ushqimore përbëjnë 90% të reaksioneve alergjike

Alergjitë ushqimore përbëjnë 90% të reaksioneve alergjike

245
0
Shares

Rreth 90 % të reaksioneve alergjike sot e përbëjnë alergjitë ushqimore. Mjekja alergologe Ornela Marko, sqaron në një intervistë për Report Tv, se shfaqja e simptomave të ndryshme pas konsumit të një ushqimi mund të jetë shenjë e një alergjie ushqimore. Marko shpjegon sa shpejt shfaqet dhe cilat janë disa nga simptomat që shfaqen.

“Përgjithsisht alergjia ushqimore ndodh në momentet e para të konsumit të atij ushqimi, të themi nga minutat e para deri në dy orë tre orë nga momenti i konsumit të këtij ushqimi, me rrufë ,me kollë, me teshtima me skuqje me lotim të syve”- thotë ajo.

Edhe pse njihen më shumë se 160 ushqime që mund të shkaktojnë reaksione alergjike tek personat alergjikë, doktoresha Marko veçon ushqimet më të zakonshme.

Disa nga produktet ushqimore që ndikojnë nëshfaqjen e alergjive

“Frutat e thata ku përfshihen , arra, bajame, lajthi, kikirikë, stika janë peshku, midhja, karkaleci i detit, frutat e detit të themi, soja”-shpjegon alergologjia Marko.

Konservantët janë një tjetër faktor alergjizues. Ornela Marko, sqaron se në cilat raste ndodh kjo situatë.

“Konservatët janë dhe ata një faktor shumë i rëndësishëm alergjizues, nëse konsumohen shumë shpesh, ose nëse personi bëhët hipersensibël nga këto produkte”

Shmangia e ushqimeve që shkaktojnë alergji dhe ndjekja e kujdesshme e ecurisë së shëndetit tek mjeku janë masat kryesore për të mbajtur larg pasojat e alergjive në shëndet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY