Kriza ekonomike, fëmijët jetojnë me prindërit, rritet mosha mesatare e martesës me...

Kriza ekonomike, fëmijët jetojnë me prindërit, rritet mosha mesatare e martesës me dy vjet

93
0
Shares

Nuk janë vetëm të rinjtë shqiptarë që jetojnë me prindërit.
Këtë tregon raporti I fundit i organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, OECD.
Në Itali 80.6% e 15 – 29-vjeçarëve jetojnë me prindërit, në Slloveni, 76.4%  dhe në Greqisë dhe Republikën Sllovake, respektivisht 76.3% dhe 76.2% jetojnë në të njëjtën shtëpi me prindërit.
Shkak duket se është kriza globale financiare.
Në vitin 2015, 15% e të rinjve ose rreth 40 milionë nuk ishin as në punë, as në shkollë dhe as në ndonjë trajnim. Duke jetuar me kanë shumë përfitime pasi nuk harxhojnë për strehim, ushqim dhe kujdes.
Kjo është përqindja më e lartë që nga viti 1940.
Në Francë përqindja e të rinjve që jetojnë me prindërit u rrit dukshëm me 12.5% mes viteve 2007 – 2014. Në Hungari, numri i të rinjve që jetojnë në shtëpitë e prindërve u rrit me 8.9% dhe në Itali 5.6%.
Ndryshe janë të rinjtë në  Kanada. Vetëm 30.9% e të rinjve jetojnë ende me prindërit e tyre, në Danimarkë  34.3% , në Suedi 35.1%, Finlanda dhe Norvegjia kanë përqindje të ngjashme me 36.9% dhe 37.8% respektivisht.
Familjet shqiptare, saktësisht 89% e tyre sipas INSTAT, vazhdojnë ti mbajnë në shtëpi fëmijët e misi moshës 15 dhe 19 vjeç.
Në Shqipëri ka edhe një rritje mesatare të martesës. Instituti i Statistikave tregon se mosha Mesatare e Martesës së Parë  – që mund të kuptohet si numri i viteve të jetuara vetëm nga ata që martohen deri në moshën 50-vjeçare – është rritur në dekadën 2001 – 2011 me pothuajse 2 vjet për të dyja gjinitë nga 25.3 në 27.2 vjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY