EMRAT/ Rrogozhinë, arrestohen tre policë bashkiakë, rrahën shoferin e faturinon e autobusit

EMRAT/ Rrogozhinë, arrestohen tre policë bashkiakë, rrahën shoferin e faturinon e autobusit

296
0
Shares

Tre policë bashkiakë janë arrestuar me akuzën se kanë rrahur shoferin dhe faturinon e një autobusi publik interurban në lagjen nr. 1 të Rrogozhinës.
Burime nga policia thanë se ngjarja është shënuar ditën e djeshme, ku tre policë bashkiakë së bashku me shoferin e një furgoni, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shoferit dhe faturinos.
Sipas të njëjtave burime, “tre policët bashkiakë së bashku me shoferin e një fugoni, shtetasin R. J., 26 vjeç, kanë kryer veprime arbitrare, duke mos lejuar të parkoj në stacionin e fugonave, subjektin e transportit publik interurban, duke ushtruar dhunë fizike ndaj shoferit dhe faturinos shtetasve E.D., 28 vjeç dhe E.D., 28 vjeç, vëllezër”.

Të arrestuarit janë …
– Ruzhdi Juba, 54 vjeç, banues në Rogozhinë, me detyrë punonjës i policisë bashkiake.
– Qamil Canaj, 59 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë punonjës i policisë bashkiake.
– Enver Qepa, 42 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë punonjës i policisë bashkiake.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Kryerja e veprimeve arbitrare në bashkëpunim” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 250/25 dhe 89 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY