Presidenti Nishani dekoron ish-studentë e ish-pedagogë të grevës së urisë së ‘91

Presidenti Nishani dekoron ish-studentë e ish-pedagogë të grevës së urisë së ‘91

74
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani, 26 vjet nga rënia e diktaturës, ka dekoruar të gjithë studentët dhe pedagogët e grevës së urisë së shkurtit të vitit 1991.
Duke vlerësuar sakrificën e tyre, Presidenti tha se misioni historik për një Shqipëri demokratike nuk ka përfunduar ende, ndaj bëri thirrje për kontribut të gjithsecilit.
Në Ditën Kombëtare të Kujtesës së martirëve dhe viktimave të regjimit komunist, Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar studentë dhe pedagogë të grevës së urisë të shkurtit 1991.
Në fjalën e tij në ceremoninë zyrtare të dekorimit, Nishani vlerësoi sakrificën e tyre për një Shqipëri demokratike.
“Për hir të idealit për një Shqipëri demokratike, pa terror, pa ideologjizëm, pa përçarje, ju arritët të realizonit zgjedhjet e para demokratike, pa u vrarë mes njëri-tjetrit”.
Presidenti, duke nënvizuar se misioni historik i studentëve dhe pedagogëve ende nuk ka përfunduar, bëri thirrje që gjithsecili të marrë përgjegjësi shoqërore dhe të kontribuojë për vendin.
Në ceremoni u dekoruan me titullin “Nderi i Kombit”, 723 studentë dhe pedagogë të grevës së urisë.
derk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY