Basha: Koha që ndërkombëtarët të flasim me emra, të tregojmë politikanët e...

Basha: Koha që ndërkombëtarët të flasim me emra, të tregojmë politikanët e lidhur me krimin

99
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka ftuar përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në vendin tonë që të flasin me emra konkretë, për rastet e politikanëve të implikuar me krimin. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se bandat kriminale në vendin tonë kanë mbështetje politike.
“Ne kemi kërkuar ndërgjegjësim nga faktori ndërkombëtar. Deri më tani ata e kanë shprehur këtë, por ka ardhur koha që të flasim me emra, të tregojmë politikanët e lidhur me krimin”, u shpreh Basha.
“Ne nuk disponojmë fakte unike, por janë fakte publikisht të njohura. Nuk ka nevojë prokuroria dhe policia t’i çojmë ne faktet. Ata duhet të nisin hetimet kryesisht, siç e kanë për detyrë”, tha kreu i PD.
Basha tha se bandat kriminale kanë mbështetjen e drejtësive politikë në vend. Ai tha se goditja e krimit duhet të fillojë pikërisht nga goditja e politikanëve të lidhur me krimin.
“Goditja e krimit bëhet duke goditur drejtuesit politikë. Vettingu është fillesa e kësaj luftë të gjatë, në luftën ndaj krimit. Krimi ka mbështetje të drejtpërdrejtë nga shteti. Tashmë flitet për mafia, për një shkallë më të lartë të grupeve kriminale. PD ka denoncuar me emra klanet kriminale. Vendi sundohet nga një kupolë politiko-kriminale. Ata që duhet të jenë në burg, janë përkrah Edi Ramës. Rama ka bërë pakt me krimin, nuk e lufton dot. Qeveria është marrë peng nga krimi i organizuar. Duhet të pastrohet politika nga krimi i organizuar, ndaj qëllimi ynë është dekriminalizimi”, tha kryedemokrati Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY