Basha: Ngritja e nivelit të krimit të organizuar me klane dhe familje...

Basha: Ngritja e nivelit të krimit të organizuar me klane dhe familje mafioze, produkt i lidhjes me politikën

86
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar sot se PD-ja do të luftojë tani për të goditur goditjen e kupolës politike kriminale duke kërkuar ngritjen e institucioneve për dekriminalizimin e vendit.
“Ligji i dekriminalizimit nuk mjafton, tha Basha, duhen institucione, pasi krimi i organizuar është ngritur në një nivel më të lartë, në sistem mafioz. Sistem mafioz do të thotë të kesh njeriun tënd në Tiranë, ‘të madhin’, që të jep mbështetje”.
“Reforma zgjedhore në këndvështrimin tonë ka në thelb dekriminalizimin e zgjedhjeve, tha Basha, dhe kryesore është votimi elektronik. Ky do të jetë hapi i parë, por jo i vetmi.
Më pas, ne do të kërkojmë ngritjen e institucioneve për dekriminalizimin e zgjedhjeve; nuk mjafton ligji i dekriminalizimit, që të mos kemi drejtues me rekorde kriminale në qeverisje, por ne kërkojmë një proces që dekriminalizon gjithë procesin zgjedhor, kriminelët të gjenden para ligjit nëse cenojnë procesin zgjedhor. Ajo që duhet të ndodhë është goditja e kupolës politike-kriminale.
Ngritja e nivelit të krimit të organizuar me klane dhe familje mafioze është produkt i lidhjes së politikës me të. Edi Rama ka shkëmbyer favore me të: ata i shërbyen në zgjedhje, Rama u ka dhënë favore: tendera, liri nga ndjekja penale.
Pra, hapi i parë është që nga krimi i organizuar kemi një sistem mafioz. Sistem mafioz do të thotë të kesh njeriun tënd në Tiranë, ‘të madhin’, që të jep mbështetje.
Pra, kupola politike e krimit duhet goditur dhe pa u goditur kjo, nuk vazhdohet. Të godasim kupolën kriminale në politikë. Duhet shpërbërë lidhja midis krimit me politikën. Kupola kriminale fillon me kupolën kriminale në krye të shtetit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY