Kapet në Zvicër dhe ekstradohet ne vendin tone një 44-vjeçar, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.
Policia bën me dije se është ekstraduar nga Zvicra shtetasin Arben Mlloja, i cili ishte dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”.
Njoftimi i plotë i Policisë
Më datë 13. 10. 2017, në VKK Rinas, u ekstradua nga Zvicra dhe u dorëzua në Burgun 313 Tiranë, shtetasi në kërkim:
Arben Mlloja, 44 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr. 355 datë 03. 10. 2013 , e ka dënuar me 20 vite burg për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentative” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve” parashikuar nga nenet 79/dh , 22 e 278/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/