Gjykata e Durrësit jep vendimin, “arrest me burg” për Durim Keçin

Gjykata e Durrësit jep vendimin, “arrest me burg” për Durim Keçin

236
0
Shares
Durim Keci ne Gjykate

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg, me qëllim ekstradimin drejt Italisë për Durim Keçin, i akuzuar për trafik droge.
Rasti i Durim Keçit u kthye në vëmendje pas publikimit të disa fotove dhe akuzave për lidhje të tij me politikanë dhe ministra të qeverisë Rama.
Seanca ndaj tij është zhvilluar sot nën masa të rrepta sigurie.
Ai u arrestua pak ditë më parë për trafik droge, ndërsa sot ndaj tij u vendos masa “arrest me burg”.
Ndërkohë, avokati i tij Ilia Ilia pohoi se dokumentet që disponon prokurori për dënimin e klientit të tij në Itali janë shkresa.
“Gjykimi në Itali i turpshëm. Durim Keçi nuk është preson i rrezikshëm”, tha avokati.
Durim Keçi u arrestua disa ditë më parë në qytetin e Durrësit pasi ishte në kërkim nga Interpoli në Itali, nën akuzën e trafikut të drogës, ‘Pjesëmarrje në organizata kriminale’ si dhe ‘Shfrytëzim prostitucioni’.
Ndërkohë, Keçi, sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha është përdorur nga kryeministri Edi Rama për fushatat elektorale. Mes të tjerash u bë publike nga kryedemokrati Basha një foto, dukej Keçi duke marrë pjesë në takimet e Partisë Socialiste, si dhe me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY