Takimet e “Bashkimeve Profesionale” në Vlorë, “Rama 2” kundër “Rama 1”

Takimet e “Bashkimeve Profesionale” në Vlorë, “Rama 2” kundër “Rama 1”

91
0
Shares

Me një gjuhë të thjeshtë e popullore, me batutën dhe ironinë që i përdor sa herë i duhen, Edi Rama është shfaqur në takimet e tij të gjata në qytetin e Vlorës, të cilat për orë të tëra e të zgjatura ka zgjedhur t’i ndajë më ndjekësit në kanalin e tij ERTV.
E ndërsa vlonjatët nuk i kanë kursyer falënderimet më shumë se sa problemet që duhej të ngrinin, në disa fjalime që i ngjasojnë atyre të bashkimeve profesionale, duket se edhe Edi Rama ka ditur t’i afrohet gjuhës së tyre.
Kush ka jetuar komunizmin, do të ndjejë shumë gjuhën e dikurshme të autokritikës, si një rrugë për t’ja mbyllur gojën kujtdo që kundërshton.
E meqë populli nuk ka pasur asnjë problem, veç falënderime e vlerësime, i ka mbetur Ramës, që të mos kursehet në kritika, ndaj vetes dhe ndaj qeverisë “Rama 1”, sikur kjo e fundit të mos kishte asnjë lidhje me qeverinë “Rama 2”.
Ai ka sjellë ndër të tjera edhe problemet e punësimit,kaq të ndjeshme për qytetarët duke sjellë shembujt negativë që sipas tij nuk do të përsëriten.
I tillë ishte edhe shembulli i drejtorit të patentave, i profilizuar në shitjen e mobiljeve, që detyronte punonjësit që çdo mobilje ta blinin në dyqanin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY