Vlorë, skandali lirimit të trafikantëve të drogës nga Gjykata, KLD zgjeron hetimin

Vlorë, skandali lirimit të trafikantëve të drogës nga Gjykata, KLD zgjeron hetimin

290
0
Shares

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjeron verifikimet për skandalin gjatë të cilit u liruan njëri pas tjetrit në heshtje 7 të dyshuar për 15 tonë hashash, të arrestuar gjatë muajit korrik në fshatin Drithas, Llakatund.
Burime të Top Channel shpjegojnë se Inspektoriati i KLD kërkon të depozitohen të gjitha masat e sigurimit për secilin nga të dyshuarit, që i përkasin të shkallës së parë dhe Apelit.
Mes gjyqtarëve nën verifikim janë 3 të shkallës së parë dhe 3 të Apelit. Arqile Basho do të verifikohet si e liroi shtetasin Rakip Arapaj, i dyshuar për prodhim dhe mbajtje të 5 tonëve hashash, ndërsa Arbana Selmanaj për një masë të mëparshme arrest me burg të dhënë ndaj të dyshuarit.
Ky verifikim pritet të hedhë dritë se cili nga gjyqtarët ka të drejtë, pasi siç duket ose Rakipaj është lënë në burg në shkelje të ligjit, ose ai është liruar padrejtësisht.
Për këtë shtetas do të jenë në verifikim edhe tre gjyqtarët e Apelit Klodiana Gjyzari, Hysen Saliko dhe Petrit Aliaj që të cilët kanë konfirmuar arrest me burg për Arapajn, vendim i cili u rivlerësua më vonë përballë një garancie prej 1 milion lekë nga gjyqtari Arqile Basho.
KLD do të shohë edhe masat e sigurisë të gjyqtares Elona Mihali, që ka vendosur arrestin me burg ndaj shtetasve Ervin Tushaj dhe Myzafer Tushaj, të dyshuar për prodhim dhe mbajtje të 9 tonëve hashash.
Sikurse edhe për bashkëfshatarin e tyre Rakip Arapajn nuk janë gjetur prova bindëse që i lidhnin babë e bir me magazinimin e 9 tonëve në një banesë që të braktisur e cila i përket një shtetasi që jeton në Greqi.
Gjyqtarja Arbana Selmanaj do t’i nënshtrohet verifikimeve për vlerësimin e masave të sigurisë pasi ka caktuar arrest shtëpiak për shtetasin Kudret Tushaj, me argumentin se ai është mbi 70 vjeç dhe ka probleme shëndetësore.
Në fakt edhe 70-vjeçari u kap për gati 30 kilogramë hashash që dyshoheshin se ishin depozituar në një banesë ngjitur prej tij dhe të birit.
Të gjitha shtëpitë ku ishin magazinuar tonelatat e drogës në fshatin Drithas, sipas vendimeve të gjykatës rezultojnë ose të braktisura, ose me pronarë që kanë ndërruar jetë, ose me pronarë që jetojnë në Greqi.
Dikush duhet ta orientojë drejtësinë drejt pronarëve të këtyre ngarkesave për t’i dhënë përgjigje pyetjes: a banohet në fshatin Drithas?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY