Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj u ka bërë thirrje sot nga sheshi para Kryeministrisë ku po protestohet, studentëve, që t’i bashkohen protestës dhe u kujtoi atyre 20 shkurtin e 1991. “Studentët duhet të jenë këtu të parë”, tha ai.
“Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme. Mos besimi i opozitës ndaj maxhorancës e qeverisë, institucioneve të shtetit është total. Ky besim fitohet me gjeste nga ana e qeverisë. Nëse këto gjeste mungojnë siç po shihet atëherë nuk ka rrugë tjetër veç protestës.
Nëse protesta nuk ka vazhdimësi atëherë do të dështojë. Nuk arrihet qëllimi. Shpresoj se ka një vendosmëri të mjaftueshme. Ka një shprehje pakënaqësie të përgjithshme. Përfitoj nga ky rast meqë jemi më 20 shkurt t’u bëj thirrje studentëve t’i bashkohen protestës. Studentët duhet të jenë këtu të parët”, u shpreh Besnik Mustafaj në një prononcim për Ora News.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/