VIDEO/ “I ‘forti’ pjesë e bandës së atentatit në Lushnjë, shkaktoi incident...

VIDEO/ “I ‘forti’ pjesë e bandës së atentatit në Lushnjë, shkaktoi incident në zgjedhjet e 25 qershorit”

710
0
Shares

Masakra në mes të Lushnjës, ku u vranë dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë ka qenë në qendër të vëmendje së mediave. Edhe sonte në emisionin “Byro” në ABCNews, është folur për këtë ngjarje tronditëse.
Gazetarja Klodiana Lala, e cila ishte e ftuar është shprehur se dhe një autor tjetër është i shpallur ne kërkim lidhur me këtë ngjarje, madje ai kishte shkaktuar incident në një qendër zgjedhore në zgjedhjet që lamë pas.
“Në zgjedhjet e fundit parlamentare një nga anëtarët e këtij grupi kriminal i cili është zyrtarisht në kërkim ka shkaktuar incident në një nga qendrat zgjedhore. Ky është i skeduar dhe është informacion zyrtar i dërguar në zyrat e policisë dhe ndërkohë dyshohet për disa ngjarje të rënda kriminale. Duke qenë se është në kërkim dhe policia nuk e ka shpallur zyrtarisht emrin, po rezervohem.
Si ka mundësi dhe kur më thoni që nuk ka mbështetje politike, që një i dyshuar për vepra kriminale futet në një qendër zgjedhore? Më jep argumentua dhe unë mbaje përgjegjësi publike. Ky personazh lëvizte me makina luksoze deri një ditë para ngjarjes në Lushnje. Ai nuk është prekur as nga policia e Lushnjës as nga ajo e Fierit”, tha gazetarja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY