HISTORIA/ Nga avokate në e dhunuar, ish-burri dënohet me një vit burg

HISTORIA/ Nga avokate në e dhunuar, ish-burri dënohet me një vit burg

120
0
Shares

Në profesionin e saj i është dashur të mbrojë juridikisht dhjetëra burra që kanë dhunuar gratë, por kësaj radhe i është dashur të bëjë rolin e denoncueses së ish-bashkëshortit të saj për dhunë fizike dhe psikologjike.
Viktima e radhës e fenomenit të dhunës në familje është një avokate, e cila ka përjetuar momente mjaft të rënda të dhunës, duke kaluar deri në gjendje të fikti.
Sipas materialit denoncues, avokatja ishte ndarë ligjërisht me bashkëshortin e saj pas 17 vitesh bashkëjetese, por vazhdonin të banonin në të njëjtën shtëpi, së bashku me vajzën e tyre.
Konflikti ka nisur pasi avokatja konstatoi se, nga zyra e saj ishte marrë një shumë prej 35 mijë lekësh nga ish-bashkëshorti. Ajo i ka kërkuar që t’ia kthejë lekët dhe nuk do të lajmëronte policinë, por ai e ka mohuar marrjen e tyre.
Të nesërmen, kur avokatja po largohej nga banesa, ish-bashkëshorti ka nisur ta dhunojë fizkisht, duke i shkaktuar gjendje të fikti. Pasi është përmendur, e dhunuara ka dalë nga banesa, por nëpër shkallë ka dëgjuar të bërtiturat e vajzës që e kishte në shtëpi dhe është kthyer, por dera nuk i hapej nga bashkëshorti.
Vetëm kur i ka thënë se do të lajmërojë policinë, dera është hapur dhe ish-bashkëshorti ka filluar sërish dhunën fizkie. Fatmirësisht, në sheshpushimin e katit ka ndërhyrë një djalë dhe më pas një efektiv i një policie private e ka prangosur agresorin, deri në ardhjen e policisë.
Gjatë gjykimit, avokatja është përballur vet në gjykatë me ish-bashkëshortin, kësaj radhe jo për ta mbrojtur, por duke kërkuar dënimin e tij, e në fund gjykata e ka dënuar atë me një vit burgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY