Kryemadhi i kthehet Ramës, nuk ia harron pabesinë në zgjedhjet lokale

Kryemadhi i kthehet Ramës, nuk ia harron pabesinë në zgjedhjet lokale

99
0
Shares

Qyteti i Lezhës që drejtohet nga demokrati Fran Frroku është kthyer në mollë sherri mes kryetarit të PS Edi Rama dhe nënkryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Ende pas dy vjetësh, Kryemadhi nuk e ka harruar “pabesinë” e PS, për kandidatin humbës të LSI në këtë bashki, ndërsa akuzat dhe kundërakuzat mes të majtëve janë deri diku të përligjshme.
Gjithçka mori shkas nga një postim në “Facebook” i Edi Ramës i cili duke lajmëruar se sot do të jetë në Lezhë nxori dhe dy foto se si ka qenë sheshi i qytetit dhe si është sot, sipas tij nga investimet e qeverisë.
Por deri para dy vitesh kjo bashki është drejtuar nga Viktor Tusha i LSI-së, ndaj dhe fotoja e Lezhës (si ishte) nuk i ka pëlqyer aspak Monika Kryemadhit.
Në një reagim në “Facebook” ajo shkruan se Lezha ka qenë në drejtimin e duhur deri në vitin 2015, kur PS vendosi të mos bashkëpunojë më me LSI duke humbur zgjedhjet në këtë bashki.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit

Është për t’u vleresuar kujdesi që kryeministri tregon për Lezhën, qytet në fakt i transformuar dhe zbukuruar falë investimeve të qeverisë dhe punës së kryebashkiakut Viktor Tusha. Në këtë foto duket qendra e Lezhës si ka qenë dhe se si ka ndryshuar ajo falë punës tonë dhe angazhimit të të gjithë qytetarëve. Edhe më e bukur do të ishte, edhe më shumë punë, mirëqenie, rrugë, kanalizime, shkolla dhe çerdhe do të kishte Lezha nëse do të vijohej të drejtohej nga ata që përmirësuan ndjeshëm këtë qytet.
Por Kryeministri ndoshta ka harruar pakëz mosangazhimin ose drejtimin e gabuar që zgjodhi partia që ai drejton në zgjedhjet e 2015, i cili ndikoi ndjeshëm në rezultatin e zgjedhjeve në Lezhë dy vite më parë.
Sot Lezha dhe qytetarët e saj do të ishin më të mirë dhe më të begatë nëse Edi Ramën do ta dëgjonte më shumë dhe më seriozisht partia e tij në Lezhë për të fituar Lezhën dy vjet më parë. Por siç duket gjërat harrohen shpejt dhe sot kryeministri ka nostalgji për periudhën kur Lezha kishte drejtimin e duhur.
Ndërsa selia që duket në foton e vjetër është e njëjta, me ndryshimin e vetëm se sot, në krahasim me dy vjet më parë ka më shumë të rinj e të reja që punojnë dhe motivohen për t’i rikthyer Lezhës dhe banorëve të saj dinjitetin që meritojnë. Sepse LSI është shans për të gjithë, edhe për ata që në dukje e nënvlerësojnë.

Statusi
 i 

plotë i Edi
Ramës

Ju uroj ditë të mbarë me këtë imazh të qendrës së Lezhës më 2013 dhe sot.
Por ende më shumë mbetet për të bërë dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi tani. Prandaj do të jemi nesër më shumë se kurrë në këtë shesh #PërLezhënQëDuam.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY