Hodhi të dashurën nga dritarja, shqiptari improvizon skenën e gjyqit me lodra...

Hodhi të dashurën nga dritarja, shqiptari improvizon skenën e gjyqit me lodra fëmijësh

172
0
Shares

Shqiptari 40 vjeçar, Ardi T ka rrëzuar të dashurën e tij 24 vjeçare nga dritarja. Gjyqi ka nisur në Gjykatën e Landit në Dyseldorf. Mësohet se ai ka qenë partner i gruas, e cila para një viti ishte rrëzuar nga lartësia prej 7 metrash (kati i dytë) në një shtëpi në Dyseldorf, shkruajnë mediat gjermane. Sipas akuzës, Ardi T. e ka shtyrë me qëllim viktimën dhe ajo ka rënë duke pësuar lëndime të rënda dhe paralizë, transmeton albinfo.ch. Prokurori duke arsyetuar akuzën ka thënë se gruan e rrëzuar do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës paraliza e shkaktuar nga rrëzimi. Ai ka kërkuar dënim prej 11 vjet e gjysmë burg duke e akuzuar 40-vjeçarin për goditje për vdekje dhe për tregti me drogë. Ndërkaq, prokurori ka hequr dorë nga akuza për tentim vrasjeje të rëndë. Por, Ardi T. dhe mbrojtja e tij ngulin këmbë se partnerja ka rënë vetë dhe ai nuk e ka shtyrë. Madje, sipas tij, ai ka qenë në oborr kur e ka parë gruan të rrëzuar. Më tutje ai thotë se ajo ka qenë në varësi nga droga dhe i ka vjedhur atij 1800 euro. Pastaj, në përpjekje për t`u fshehur, është rrëzuar aksidentalisht. Mediat i kanë kushtuar shumë hapësirë këtij procesi gjyqësor edhe për shkak të një momenti kurioz: gjyqtari, për të ilustruar rrëzimin e viktimës nga dritarja, ka improvizuar r një skenë të ndërtuar me blloqet e njohura për lodra fëmijësh “lego”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY