EMRI/ Basha plas bombën, zbardh tabulatet e Ramës me kriminelin: S’ka bir...

EMRI/ Basha plas bombën, zbardh tabulatet e Ramës me kriminelin: S’ka bir k** të të ekstradojë sa të jem unë

1252
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se ka ndërhyrë personalisht për mos ekstradimin në Itali në Durim Keçit, i arrestuar dje në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali ku është dënuar me 10 vjet për vepra të ndryshme penale.
Basha tha se ka tabulate që Edi Rama ka folur me Durim Keçin, të cilit i ka thënë se “S’ka bir k*** të të ekstradojë sa të jem unë këtu”.
Kreu i PD-së tha se Rama ka ndërhyrë personalisht për të hequr nga databasa e Interpolit Durim Keçin, ndërsa u arrestua dje sepse sipas Bashës në Shijak ka dalë një familje më e fortë, familja Avdyli. Basha ka treguar edhe një fotografi të Durim Keçit me ministrin Blendi Klosi.

Deklarata e Lulzim Bashws në “Opinion”
Durim Keçi ka vite që është dënuar në Itali dhe kërkohet nga Interpoli. Edi Rama personalisht e ka hequr nga lista e personave në kërkim. Ai është rihedhur në sistemin e Interpolit vetëm një apo dy ditë para se rama të shkonte te Gentilioni. Ja shikoje këtu me kë është Keçi.
Shikoje dhe këtë tjetrën. Po këtu në zyrat socialte? Pse u arrestua dje? Se ai u vu në shërbim të Edi Ramës, dhe tabulatet e Edi Ramës me Durim Keçin i kanë të gjithë ku edi Rama i thoshte Durim Keçit nuk ka bir nëne që të të ekstradojë ty sa të jem unë.
Arsyeja pse e hodhi këtë poshtë është se në Shijak ka dalë një familje më e fortë, familja Avdyli. Dhe Edi Ramës i kanë bërë thirrje për këtë. E para shkarko Gramoz Ruçin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY