Ish kryetari i komunës së Bazës Fatmir Kurti humbi jeten sot pasi besohet se u vethelmua. Ai eshte gjetur në gjendje të rëndë në mjetin e tij nga policia. Vetem pak ore me vone gjeti vdekjen nga doza e rende e helimit.
Uniformat blu janë njoftuar se 59-vjeçari ndodhej në gjendje të rëndë në mjetin e tij në vendin e quajtur “Rruga Baz”. Ishin familjaret ata qe e gjeten te shtrire ne makine ne nje rruge ne periferi te qytetit te Burrelit.
Fatmir Kurti u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Nga hetimet e para mësohet se ai ka tentuar të vetëhelmohet duke pirë fostoksinë. Në nëntior të 2015, Kurti. pësoi një atentat me eksploziv por pa arritur ta dëmtojë atë.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar nje kuti cilindrike ku brenda saj u gjetën dy tableta fotoksinë.
Po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/