E martuar prej vitesh por Julka Gramo na çuditi me statusin e...

E martuar prej vitesh por Julka Gramo na çuditi me statusin e saj në facebook

588
0
Shares

Edhe pse e martuar prej vitesh, këngëtarja Julka Gramo ka shkaktuar konfuzion me anë të statusit të saj në Fb. Single, ose në një marrëdhënie, studentë ose në punë, të lindur këtu apo atje, kaq apo aq vjeç, gjithçka është e shënuar ne facebook bashkë me foto pa fund nga çdo çast i jetës. Dhe nga aty, ndodh të mësojmë që njerëzit janë martuar ose ndarë, që kanë mbushur kaq vjeç, apo kanë filluar punë diku dhe sapo i marrim vesh këto ndryshime, nisim të urojme. Këngëtarja Julka Gramo, sot ka vënë re që edhe pse e martuar prej vitesh me Andi Islamin dhe mama e dy djemve me të, të dhënat e FB, e tregonin “në një marrëdhënie” me të. Vendosi ta ndryshojë për të qenë në rregull dhe me shtetin e FB, por ajo që ndodhi më pas tregoi edhe një herë që ajo që shohim në FB del mbi çdo dijeni dhe çdo siguri që kemi. Nëse Julka Gramo shkruan në FB që është martuar sot me Andi Gramon, atëherë sot duhet të jenë martuar! Urimet kanë vërshuar.

Në të vërtetë ka qenë thjesht një ndryshim i statusit në FB.

“Hi Guys! Nuk jam martuar sot. Hahahahhaha.. Thjesht pashe se isha ende “In a relationship” me tim shoq dhe thashe t’a ndryshoja. Hahahhahahaha. Mos u lodhni me urimet. Love”,- shkruan Julka./class/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY