Monika Kryemadhi bën autokritikë: Gabimet tona ndaj Edi Ramës

Monika Kryemadhi bën autokritikë: Gabimet tona ndaj Edi Ramës

169
0
Shares

Monika Kryemadhi, mendon se akuzat e kryeministrit Rama ndaj ish drejtuesve të LSI-së në qeveri janë një mënyrë për të faturuar dështimet e tij në qeverisje. Por Kryetarja e LSI-së thotë se ne kemi bërë disa gabime dhe më i madhi ishte që lejuam, apo nuk këmbëngulëm më shumë për frenimin e kanabizimit të vendit.
Në një kohe kur lufta mes dy ish aleatëve është ashpërsuar jo vetëm përmes deklaratave, por edhe përmes aksionit të kryeministrit për të shkarkuar të gjithë drejtuesit e LSI në institucione, me argumentin se janë të korruptuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e konsideron këtë sulm të pa përgjegjshëm. Sipas saj, Rama po i faturon LSI dështimin e tij.
“Është një Kryeministër, i cili mund ta kishte ndalur këtë lloj llumi. Gjithmonë zoti Rama është munduar të gjejë defektet ose mosrealizimet e punës së vet të partnerët ose të të tjerët. Meqënese zoti Rama i ka kërkuar fajtorët te kolegët kjo ishte dhe një nga arsyet që ne nuk pranuam të ishim më pjesë e llumit të Edi Ramës dhe keqqeverisjes”.
Por LSI i njeh edhe vetes gabime gjatë bashkëpunimit me Kryeministrin Edi Rama.
“Ministri Ylli Manjani i kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë për ç’kanabizimin e Shqipërisë dhe zoti Rama e përjashtoi e shkarkoi zotin Manjani. Ndoshta këtu LSI duhet të kish qenë më e qëndrueshme më e fortë, por për hir të marrëveshjeve dhe luajalitetit që LSI ka treguar gjithmonë në marrëveshjet e saj me partitë politike mori këtë kosto për të qenë pjesë e kësaj bashkëqeverisje që ka pasur edhe gjëra të mira jo vetëm të këqija. Gabimi më i madh i LSI është që ajo nuk reagoi në momentin, kur e shihte që çdo ditë e më shumë policia po kapej nga krimi organizuar ky ishte gabimi më i madh, se sot është shumë e vështirë jo vetëm për LSI dhe qeverinë, por edhe ka një kosto edhe më të madhe për shqiptarët”.
E pyetur mbi qëndrimet e PD ndaj LSI, të cilët e quajnë ende në tranzicion, kryetarja e LSI thotë se personat që kanë artikuluar këtë kanë ose mungesë eksperience politike, ose janë peng i marrëveshjes së 18 Majit.
“Ishte PD ajo që ja bëri kuorumin PS-së që të kishte mundësi për të blerë dy këshilltarët e LSI. Çështja e zotit Ruçi. LSI ka thënë nuk do ta votojmë zotin Ruçi, jo që do ta votojmë kundra. Ai se meritonte të ishte Kryetar i Kuvendit, jo si individ, por sepse karriget që përfaqësojnë deputetët e PS janë karriget e blera me paratë e krimit”.
Më tej Kryemadhi lë të hapur mundësinë e një koalicioni në zgjedhjet e ardhshme.
“S’ka kush na ndalon për bashkëpunimin, jemi të hapur për bashkëpunim në luftë kundër krimit. Koalicioni më i rëndësishëm për ne është në shërbim të shqiptarëve”. KlanPlus

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY