Policia ndalon ish-të përndjekurit të futen në grevë urie

Policia ndalon ish-të përndjekurit të futen në grevë urie

126
0
Shares

Policia ka ndaluar 12 ish-të përndjekur që të hyjnë në grevë urie. Ish-të përndjekurit kanë dashur që të ngrenë çadër tek oborri i institutit të ish- të përndjekurve politikë, përballë Parlamentit për të zhvilluar një grevë urie, por policia nuk i ka lejuar.
Policia ka ndërhyrë duke mos i lejuar ish-të përndjekurit të ngrenë çadrën për realizimin e grevës së urisë me arsyetimin se nuk kanë lejen përkatëse.
Të 12 ish-të përndjekurit kanë protestuar edhe para parlamentit, pasi sipas tyre nuk po mbahen premtimet nga qeveria. Greva e urisë ishte paralajmëruar pa afat, njësoj si në vitin 2012.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY