SKANDAL/ Gjykata e Vlorës ka liruar të 9 të akuzuarit për trafikimin...

SKANDAL/ Gjykata e Vlorës ka liruar të 9 të akuzuarit për trafikimin e 15 tonë kanabis

132
0
Shares

Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimet lidhur me vendimin e gjyqtarit të Vlorës, Arqile Basho dhe mënyrës se si ai ka liruar një të arrestuar për 5 tonë drogë në fshatin Llakatund.
Mësohet se inspektorët kërkojnë nga gjykata jo vetëm vendimet e shpallura dhe procesverbalet, por edhe mënyrën se si është rihedhur shorti i gjyqit, duke qenë se gjyqtari i mëparshëm që kishte vendosur “arrest me burg” ishte zëvendësuar me gjyqtarin Arqile Basho, që ka dhënë vendimin për lirim.
Por në dosjen “Llakatundi”, emër i marrë nga fshati ku u sekuestrua në disa shtëpi sasia rekord prej 15 tonë hashash, aktualisht nuk ka asnjë në paraburgim.
Prokuroria e Vlorës thotë se Gjykata e Vlorës ka liruar të 9 të arrestuarit për drogë, një vendim që akuza pritet ta apelojë. Të dyshuarit kanë lënë qelinë njëri pas tjetrit, me argumentin se nuk provohet qe 15 tonët e drogës iu përkasin atyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY