LSI bashkon votat me PD-në në Mat

LSI bashkon votat me PD-në në Mat

47
0
Shares

Këshilltarët e PD e LSI kanë bashkuar votat për të kaluar buxhetin vitit 2017 në bashkinë e Matit që drejtohet nga demokratët.

Është dashur që këshilltarët e djathtë dhe ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim të bëhen bashkë, për ta miratuar buxhetin që në seancën e parë, shkruan gazeta Panorama.

Komisioni i Ekonomisë i cili drejtohet nga socialistët shprehu vërejtjet e tij pasi sipas konstatimeve rreth 60% e buxhetit shkonte për paga dhe sigurime shoqërore për punonjësit.

Por kjo është sqaruar nga kryebashkiaku Nezir Rizvani i cili tha se kjo përqindje e lartë vjen si rezultat i institucioneve të deleguara nga qeveria qendrore, si në arsim, pyje, bujqësi, etj.

Të majtët argumentuan se shtesa e 80 punonjësve në një bashki që nuk paguan as administratën akuale duket i padrejtë. Pas disa diskutimeve dhe debateve për ndarjen e buxhetit, 12 nga 15 këshilltarët e pranishëm votuan pro, ndërsa 2 votuan kundër e një abstenim.

Me 11 vota pro dhe gjashtë kundër këshilli miratoi edhe numrin e përgjithshëm të punonjësve të Bashkisë Mat për vitin 2017. E majtë në këtë këshill ka shumicën, 12 këshilltarë nga 21, por bashkimi i këshilltarëve të LSI-së me PD-së e thyen këtë raport, sic ndodhi dhe dje.

Socialistët thanë se edhe në zgjedhjet e fundit vendore LSI ka bashkuar votat me PD-në kundër kandidates së PS-së, shkruan Panorama.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY