Atentati në Lushnjë, flet policia: Gjërat që gjetëm në makinën e atentatorëve

Atentati në Lushnjë, flet policia: Gjërat që gjetëm në makinën e atentatorëve

417
0
Shares

Në datën 11.10.2017 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marrë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër  i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën. Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnje. Shtetasi i plagosur rëndë  është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili po transportohet për në Tiranë. Si dhe ka marrë dëmtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç. Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në  automjet tre arme zjarri automatike. Automjeti dyshohet se mund të jetë  i autorëve. Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY