EMRI & DETAJE/ Elbasan, ja kush është i dënuari që e pajisën...

EMRI & DETAJE/ Elbasan, ja kush është i dënuari që e pajisën me pasaportë 2 punonjësit e policisë

297
0
Shares

Strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor proceduan penalisht 2 punonjës policie në Drejtorinë Vendore në Elbasan me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Nga hetimet rezultoi se punonjësit e Policisë Inspektor F. B., me detyrë SPZ pranë Komisariatit Elbasan dhe Inspektor K. J., me detyrë SPZ pranë Stacionit të Policisë Belsh, nëpërmjet kryerjes së veprimeve në kundërshtim të hapur me ligjin, lejuan pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasit A. D., i dënuar me vendim gjykate dhe i shpallur në kërkim. Mësohet se i arratisuri i cili është në kërkim quhet Antonio Dedja i dënuar për vjedhje.
“Më datë 20. 04. 2015, u arrestuan në flagrancë shtetasit Antonio Dedja e Zyhdi Hazizi, vjeç 32 e 20, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 19.04.2015, ora 14.00, në lagjen “Emin Matraxhiu”, tek ish reparti ushtarak Krastë, kanë vjedhur 190 kg. hekur për skrap me vlerë 10.000 lekë. Neni 134/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e vitit 2015 të Policisë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi ndaj dy efektivëve të policisë masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 243 i Kodit Procedurës Penale.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka punonjës apo struktura të tjera në përfshirë në aktivitet të kundërligjshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY