Tiranë, të tjera shtëpi do të prishen, protestojnë banorët e Farkës

Tiranë, të tjera shtëpi do të prishen, protestojnë banorët e Farkës

157
0
Shares

Projekti i Unazës së Madhe ka bërë që disa banorë të zonës së Farkës të ngrenë zërin pas vendimit për prishjen e banesave apo dyqaneve të tyre.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “News24”, një banor i Farkës tha se INUK e kishte urdhëruar të zbrazte shtëpinë dhe dyqanin. “Ne nuk jemi kundra projektit të rrugës, i bëj mesazh ndaç kryeministrit dhe Lali Erit, të na japin dëmshpërblim deri në gramë të fundit, me mirëkuptim,” u shpreh ai.
“Kemi kërkuar të vijë shteti të interesohet dhe të kuptojë që kemi kërkuar devijimin e kësaj rruge. Ne e kemi mund dhe djersë, kjo është e gjitha çfarë kemi. Ka shtëpia të tjera këtu që janë pa leje ndërtimi dhe vijnë e ndërtojnë rrugën këtu te ne që jemi me letra.
Ne na thonë ju kap rruga. Projektin e kemi mësuar nga firmat këtu, kemi shkuar të kontaktojmë vetë me drejtorin e ARRSH”, tha një tjetër.
Disa prej banorëve kanë certifikatë pronësie për pronat ndërsa disa të tjerë e kanë në proces legalizimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY