FOTO/ Lulzim Basha nis analizën,ku u gabua në 25 qershor – Ja...

FOTO/ Lulzim Basha nis analizën,ku u gabua në 25 qershor – Ja çfarë u diskutua në takimin me FRPD-në

90
0
Shares

Kreu i PD ka nisur analizën brenda partisë, për rezultatin e dobët të marrë në zgjedhjet e 25 qershorit. Takimin e parë për këtë çështje, kryedemokrati Lulzim Basha e ka zhvilluar me të rinjtë e partisë.
Në takimin me FRPD-në është diskutuar se ku u gabua në fushatën zgjedhore të 25 qershorit dhe se si mund të rregullohet kjo gjë.
Në një njoftim të shpërndarë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha thuhet se është diskutuar për gjërat që duheshin bërë më mirë në këtë fushatë.
“Pas një diskutimi të hapur e konstruktiv me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbi atë se ku u gabua për zgjedhjet e 25 qershorit, çfarë nuk duhet të ishte bërë dhe çfarë mund të bëhej më mirë, ne nisim të vendosur dhe të bashkuar rrugëtimin jo të lehtë për kthimin e shpresës dhe besimit.
Qëllimi ynë kryesor dhe i përbashkët është që ti shkurtojmë sa më shumë ditët kësaj qeverie dhe këtij kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin dhe trafikun e drogës.
Rinia shqiptare nuk e meriton Edi Ramën në krye!”, thuhet në njoftimin e bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në faqen e tij në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY