FORMATI NDESHJEVE/ Liga e Kombeve, Shqipëria në Divizionin C

FORMATI NDESHJEVE/ Liga e Kombeve, Shqipëria në Divizionin C

151
0
Shares

UEFA ka konfirmuar këtë të mërkurë katër ligat që do të nxjerrin pretendentët për Ligën e Kombeve, menjëherë pas përfundimit të kualifikueseve të zonës së Europës për Botërorin “Rusi 2018”.
Ligën A marrin pjesë Gjermania, Portugalia, Belgjika, Spanja, Franca, Anglia, Zvicra, Italia, Polonia, Islanda, Kroacia dhe Holanda (që i merr vendin Uellsit).
Ekipet do të ndahen në 4 grupe me nga 3 skuadra, e fituesit e secilit grup do të përballen për fazën finale të Ligës së Kombeve, me gjysmëfinalet, “finalen e vogël” dhe finalen e madhe në qershor të vitit 2019, për të mësuar edhe fituesin e Ligës së Kombeve. Vendi organizator do të përcaktohet në dhjetor të vitit 2018, e do të jetë njëri prej skuadrave finaliste.
Katër ekipet që do të përfundojnë të fundit në grupe do të bien në Ligën B për edicionin e 2020-s, ndërsa 4 ekipet e renditura më lart, të cilat nuk kualifikohen për Euro 2020, do të luajnë në “play off”-in e marsit të 2020-s për të përcaktuar të kualifikuarin në finale.
Liga B përbëhet nga Austria, Uellsi, Rusia, Sllovakia, Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës, Bosnje-Hercegovina, Irlanda e Veriut, Danimarka, Republika Çeke dhe Turqia.
Këtu, ekipet do të ndahen në 4 grupe me nga 3. Fituesit e grupeve do të ngjiten në Ligën A, ndërsa 4 të fundit do të zbresin në Ligën C për kompeticionin e ardhshëm që do të luhet në 2020-n. Katër ekipet e renditura më mirë, por që nuk kualifikohen për Euro 2020, do të zhvillojnë “play off”-in e marsit 2020 për të kualifikuarin në finale.
Ligën C, ku bën pjesë edhe Shqipëria, janë gjithashtu edhe Hungaria, Rumania, Skocia, Sllovenia, Greqia, Norvegjia, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Qipro, Estonia dhe Lituania.
Ekipet këtu do të ndahen: Një grup me 3 skuadra dhe tre grupe me nga 4 skuadra. Katër fituesit e grupeve do të ngjiten në Ligën B, ndërsa 4 të fundit do të zbresin në Ligën D për edicionin e 2020-s. Ndërkohë, 4 skuadrat e renditura më mirë por që nuk kualifikohen në “Euro 2020”, do të zhvillojnë “play off”-in për të diskutuar një kualifikues në finale.
Liga D dhe e fundit përbëhet nga Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtajni, Malta, Andorra, Kosova, San Marino dhe Gjibraltari.
Ekipet këtu do të ndahen në 4 grupe me nga 4 skuadra. Fituesit do të ngjiten në Ligën C për edicionin e 2020-s, ndërsa katër ekipet e renditura më mirë, por që nuk kualifikohen për Euro 2020, do të luajnë “play off”-in për një vend në finale.
Por si do të përcaktohen ndarjet? 55 kombëtaret pjesëmarrëse do të ndahen sipas pozicioneve të tyre në renditjen e UEFA-s, pas përfundimit të kualifikueseve për Botërorin 2018 (pra renditja e 11 tetorit 2017, pa përfshirë rezultatet e “play off”-eve).
Liga A përfshin 12 skuadrat më të mira, 12 të tjerat në Ligën B, 15 të radhës në Ligën C dhe 16 të mbeturat në Ligën D.
Faza e grupeve do të nisë me shortin e 24 janarit 2018 në Lozanë të Zvicrës. Ndeshjet e para do të luhen nga 6-8 shtator 2018, ndeshjet e dyta nga 9-11 shtator 2018, të tretat nga 11-13 tetor 2018, ndeshjet e katërta nga 14-16 tetor 2018, të pestat në 15-17 nëntori dhe të fundit më 18-20 nëntor.
Shorti i finaleve do të hidhet në fillim të dhjetorit 2018 dhe finalet do të zhvillohen nga 5-9 qershori 2019.
Shortet e “play off”-eve të Euro 2020 do të hidhen më 22 nëntor 2019, ndërsa ndeshjet do të luhen nga 26-31 marsi 2020.
Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina nuk do të mund të bien në të njëjtin grup, sikurse edhe Armenia me Azerbajxhanin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY