Bashkia dëbon dhe lë pa punë tregtarët te Pazari i Ri, do...

Bashkia dëbon dhe lë pa punë tregtarët te Pazari i Ri, do zhvillohet një aktivitet kulturor

173
0
Shares

Prej dy ditësh, tezgat e dhjetëra tregtarëve që shesin produkte ushqimore te Pazari i Ri jashtë tregut. Bashkia i ka dëbuar duke i lënë pa punë ata, sepse i ka dhënë leje Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ta shndërrojë tregun në një ambient për një aktivitet kulturor.
Në këto kushte tregtarët janë detyruar të ndërpresin punën dhe janë flakur jashtë.
Vendimi i bashkisë nuk është pritur mirë nga tregtarët, që këto ditë po i kalojnë në kafet e Pazarit të Ri, duke pritur të mbarojë aktiviteti i Kulturës.
Sikur të mos mjaftonin taksat e larta, përfshirja në skemën e TVSH-së dhuratë nga Edi Rama, tani tregtarët i kanë lënë pa punë, sepse tregu do të shndërrohet në një skenë për aktivitetin kulturor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY