Policia Fianciare e Montegiordano në Cosenza ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi u kap me 14 kilogramë duhan kontrabandë.
Arrestimi i shqiptarit u bë pas kontrollit që policia bëri në makinën që ai po udhëtonte, duke i gjetur në bagazh 28 steka me cigare kontrabandë me peshë totale 6 kilogramë.
Gjithashtu pas kontrollit në banesën e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, policia gjeti edhe 8 kilogramë cigare të tjera.
Cigaret e sekuestruara ishin të markave “Marlboro”, “Winston”, “Merite”, “L & M”, “Karelia” dhe nuk ishin të pajisur me pullën e shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/