VIDEO & EMRA/ Operacion i madh antidroge në Lezhë, pranga tre personave

VIDEO & EMRA/ Operacion i madh antidroge në Lezhë, pranga tre personave

118
0
Shares

Policia e Lezhës finalizoi operacionin antidrogë të koduar “Kolsh”, ku janë sekuestruar 335 kg lëndë narkotike marijuanë në proces tharjeje, si dhe asgjëson me anë të djegies 468 bimë narkotike cannabis sattiva
Nga forcat Policore te Drejtorisë Vendore Lezhë, dje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune proçeduriale të ndjekur, bazuar në të dhëna policore, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kolsh”.
Si rezultat , u arrestuan në flagrancë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe kultivues të bimëve narkotike…
– Bledar Bunaj, 29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë
– Agron Lushi, 32 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë
Gjithashtu , si i dyshuar si në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe A. P., 38 vjeç, banues në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë.
Në lidhje me këtë rast , u arrestua në flagrancë edhe Bardhok Perdoda , 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë , me detyrë Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Moskallzim krimi” parashikuar nga nenet 248/2 dhe 300 të Kodit Penal.
Këta persona u proceduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë, u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proces tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara të bimës cannabis sativa.
Në ngarkim të shtetasit Bledar Bunaj veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2, 284 të Kodit Penal.
Në ngarkim të shtetasve Agron Lushi dhe A. P., veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

LezhëFinalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar " Kolsh " .Sekuestrohen 335 kg lëndë narkotike Marijuanë në proçes tharjeje.Asgjësohen me anë të djegies 468 bimë narkotike canabis sativa. Arrestohen 2 shtetas në flagrancë dhe shpallet 1 në kërkim të dyshuar si kultivues të bimëve narkotike dhe posedues të lëndës narkotike. Arrestohet edhe Kryetari i Fshatit, njëkohësisht me detyrë edhe Specialist pyjor për veprat penale " Moskallzim krimi" "Shpërdorim detyre" .Me date 10.10.2017 , nga forcat Policore të Drejtorisë Vendore Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune proceduriale të ndjekur, bazuar në te dhena policore, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kolsh" Si rezultat , u arrestuan në flagrancë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe kultivues të bimëve narkotike , shtetasit : B.B 29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri- Kolsh në Lezhë A.L 32 vjeç, banues fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë Gjithashtu, si i dyshuar si në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe shtetasi A.P. 38 vjeç, banues në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë. Në lidhje me këtë rast, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi B.P, 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë , me detyrë Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë për veprat penale " Shpërdorim detyre" "Moskallzim krimi " parashikuar nga nenet 248/2 dhe 300 të Kodit Penal. Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Canabis Sattiva. Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.B, u sekuestruan 80 fara të bimës canabis sativa.Në ngarkim të shtetasit B.B veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga nenet 283/2, 284 të Kodit Penal. Në ngarkim të shtetasve A.L dhe A.P. veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284 të Kodit Penal. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Publié par Policia e Shtetit sur mercredi 11 octobre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY