DEKLARIMET/ Nga apartamentet te llogaritë bankare, ja pasuria e ministreve dhe deputeteve

DEKLARIMET/ Nga apartamentet te llogaritë bankare, ja pasuria e ministreve dhe deputeteve

137
0
Shares

Zbardhen pasuritë e një pjese të deputeteve që janë rimandatuar nga zgjedhësit dhe partitë e tyre, në legjislaturën e re të Parlamentit. Ndërkohë, deputetet që kanë marrë më 25 qershor mandatin e tyre, pritet që deklarimin e pasurisë ta bëjnë në muajt në vijim, sipas afateve të caktuara nga ILDKP-ja.
Referuar rubrikës “Para dhe Pushtet”, të publikuar në portalin “Spending Data Albania 4”, ministret aktuale të qeverisë “Rama2”, që janë njëkohësisht edhe deputete në Kuvendin e ri të Shqipërisë, Olta Xhaçka, Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro e Ogerta Manastirliu, në deklarimet e tyre kanë raportuar ndryshimet e llogarisë. Ministrja Xhaçka ka deklaruar pagën e saj si deputete, 2 528 836 lekë, dhe faktin se në 2016-ën ka qenë në proces të marrjes së një kredie për shlyerjen e detyrimeve sipas kontratës së blerjes së një apartamenti banimi 2+1 në Tiranë, për të cilin ka parapaguar 19 000 euro në vitin 2012.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se është bashkëpronare në dy apartamente banimi në Tiranë. Bashkëshorti i saj deklaron se ka disa llogari bankare, por edhe kredi për blerje apartamenti.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron shitje të 3 apartamenteve vitin e shkuar dhe ndryshime në llogaritë bankare.
Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka deklaruar, veç pagës së saj, edhe honorare të marra nga mësimdhënia si dhe ndryshime në llogaritë bankare të vajzës së saj, pedagoge në universitet.
Dy deputetet socialiste të Fierit, Adelina Rista dhe Antoneta Dhima, kanë deklaruar pronësinë mbi pjesë tokash truall ose arë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY